Meta: Situata në hidrocentrale, nën kontroll

11/11/2010 11:00

Ministri i Energjitikës, Ilir Meta flet për situatën e krijuar në hidrocentralet ne kaskadën e Drinit, pas reshjeve te oreve te fundit.

Meta garantoi se hidrocentrali i Fierzës është nën kontroll të plotë. Atje ka prurje mbi normën që janë 750 metër kub për sekondë, por që nuk konsiderohen të jashtëzakonshme.

“Situata do të vijë duke u përmirësuar. Nuk mund të ketë defekte afatgjata për shkak të lumenjve dhe përrenjve që ndikojnë te prurjet. Më e rëndë paraqitet gjendja në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, por edhe aty pritet që prurjet e rrjedhimisht edhe shkarkimet, të ulen”, u shpreh Meta.

Zëvendëskryeministri u shpreh se gatishmëria ka qenë maksimale, ndërsa disa familje pranë kaskadës janë evakuuar. Po ashtu probleme janë evidentuar edhe në hyrje të Shkodrës në vendin e quajtur Harku i Bërdicës.

Top Channel