Kuvend, debat i ashpër Berisha-Ruci

11/11/2010 16:15

Parlamenti është bërë sërish arenë polemikash mes dy drejtuesve kryesorë të mazhorancës dhe opozitës parlamentare.(UPDATE)

Sali Berisha dhe Gramoz Ruci kanë debatuar me njëri-tjetrin pa u takuar në asnjë pikë të diskutimeve të tyre, sepse kryeministri Berisha foli për liberalizimin e vizave, ndërsa kreu i deputetëve socialistë për opinionin e Komisionit Europian.

Kryeministri foli gjate per veprimet e qeverise per plotesimin e kritereve per heqjen e vizave, duke u fokusuar kryesisht tek lufta kunder krimit te oganizuar dhe korrupsionit, mure qe sic tha ai u rrezuan nga qeveria per te rrezuar murin e vizave me Europen. Por zoti Ruci vuri ne dukje se mosdhenia e statusit te vendit kandidat eshte pergjegjesi e mazhorances per shkak te keqqeverisjes.

“Pa rrafshimin e krimit te organizuar, Shqiperia kurre nuk do te merrte ndonjehere vizat dhe shqiptaret do te levizin te lire ne Evropë. Në katër vite të shkuara qeveria që ju shani në mënyrën më të padenjë ia doli të mbledhë 2.5 miliardë dollarë dhe pothuaj po dyfishon të ardhurat buxhetore në kulmin e krizës”, tha Berisha.

Ndërsa Ruci u shpreh se qeveria duhet të reflektojë dhe të japë përgjigje se përse Evropa i tha jo pushtetarëve.”Korrupsioni është një problem serioz, sipas raportit të fundit dhe qeveria duhet të reflektojë për atë opozita ka folur pa pushim”, tha Ruci.

Edhe pas raportit te Komisionit Europian, i cili kerkon bashkepunim mes paleve per kapercimin e ngercit politik, ne seancen plenare nuk u dha asnje sinjal pozitiv dhe pozicionet ishin te palevizshme.

“Nuk është koha për koncerte, as për fletë lavdërimi, por është koha për reflektim. Ne nuk të besojmë ty zoti kryeministër për zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha Ruci.

Kryeministri Berisha u përgjigj se shqiptarët do të festojnë në mënyrën më të gëzueshme sepse duan viza dhe jo protesta. Sipas tij, ata që u përpoqën të fusin vizat në kuti ndihen të dëshpëruar.

Si per te faktuar mosperputhjen mes tyre per ceshtje te rendesishme, demokratet dhe socialistet mbajten qendrim te kundert per kerkesen e mazhorances per pezullimin e procedures per dhenien e pelqimit te dekreteve te presidentit per anetare te Gjykates Kushtetuese. Partia Socialiste deklaroi se parlamenti nuk duhet te nderprese proceduren, por te hedhe ne votim dekretet e presidentit, ndersa demokratet thane se kjo mund te conte ne nje krize isnitucionale, prandaj ata kerkojne qe te merret me pare vendimi i Gjykates Kushtetuese per kohezgjatjen e mandateve te anetareve te saj.
Socialistet kane braktisur sallen e parlamentit, ndersa mazhoranca votoi pro pezullimit te procedures per dekretet e presidentit.

Top Channel