KESH paraqet situatën në hidrocentrale

11/11/2010 08:55

Korporata Energjitike Shqiptare ka paraqitur situatën në hidrocentrale, pas reshjeve të shumta që kanë përfshirë vendin.

Sipas KESH, Fierza është në kuotën e 282.5 m, prurjet janë 600 m3/sek.

Hidrocentrali i Komanit është në kuotën e 173.28 m, prurjet janë 1570 m3/sek, shkarkimet 1560 m3/sek.

Vau i Dejës ndodhet në kuotën e 75.55 m, prurjet anësore 670 m3/sek, ndërkohë që shkarkohen 2400 m3/sek.

Top Channel