Haxhinasto: Liberalizimi, fitore e madhe

11/11/2010 21:55

Edmond Haxhinasto, ministër i jashtëm i Shqipërisë, duke folur në emisionin Top Story në Top Channel, është shprehur se liberalizimi i vizave është një fitore për qytetarët shqiptarë.

Haxhinasto theksoi se shqiptarët “janë krenarë për këtë fitore shumë të madhe dhe kanë një mundësi për të parë Europën. Kjo është një mundësi e madhe sidomos për biznesin, i cili mund të zhvillojë më tej marrëdhëniet”.

“Kjo arritje sjell më pak kosto për shqiptarët sepse më parë kishte kosto të mëdha për të marrë viza ndërsa tani nuk ka më nga këto pengesa”, vazhdoi më tej ai.

Gjithashtu, ministri i jashtëm deklaroi se “liberalizimi i vizave ishte rezultat i luftës ndaj korrupsionit. Kjo qeveri realizoi kriteret dhe erdhi lëvizja pa viza. Kanë qenë ekspertë që kanë vlerësuar arritjet shumë të prekshme të qeverisë.”

“BE-ja nuk jep dhurata, realizuam reformat dhe morëm atë që merituam”, nënvizoi Edmond Haxhinasto.

Top Channel