Durrës, mbytet katër vjecarja

11/11/2010 19:35

Një vogëlushe katër vjecare ka humbur jetën pasi është mbytur në gropën e gëlqeres pranë banesës së saj.

Vajza e një familjeje nga Xhafzotaj ka mbërritur e vdekur në spitalin rajonal të Durrësit dhe pasi mjekët kanë konstatuar këtë fakt, babai i fëmijës, në gjendje të rënduar psikologjike, e ka marrë trupin e saj dhe është larguar bashkë me të nga spitali, pa lejuar të kryhen procedurat e nevojshme policore.

Burime spitalore thanë se, menjëherë është njoftuar policia e Durrësit për këtë rast, e cila ka nisur veprimet e para hetimore për të saktësuar rrethanat dhe klasifikimin e ngjarjes si vdekje aksidentale.

Top Channel