Kryetaret e bashkive socialiste dhe punonjës të tyre kanë protestuar para selisë së kuvendit vetëm pak minuta para se të niste seanca plenare ku pritej të shqyrtohej projektligji për ndryshimin e taksave vendore, që synon rimbursimin e kasave fiskale të subjekteve private nga fondet e bashkive.(UPDATE)
Ky projektligj ka revoltuar bashkite ne vend pasi nese miratohet redukton ndjeshem te ardhurat e bashkive, duke u shkaktuar atyre 90 % humbje ne te ardhurat e tyre.
“Me një ligj të shkruar arbitrarisht merren taksat dhe futen në xhep nga kryeministri i vendit, nga njeriu që i shkaktoi Shqipërisë dështimin më të madh në historinë e integrimit. Ligji për taksat vendore nuk është talebanizëm, por salibanizëm”, tha Rama.
Kryetari i bashkise se Durresit, Pogradecit, Vlores e te tjere paralajmerojne shkurtimin e numrit te punonjesve, investimeve ne cerdhe shkolla e rruge per shkak te reduktimit te fondeve. Nderkohe kryetari i bashkise me te madhe ne vend fajeson Sali Berishen per refuzimin e statusit kandidat te vendit tone nga BE, per shkak te politkave korruptive te kryeministrit
“Bashkimi Evropian refuzon statusin e kandidatit per arsye te keqqeverisjes, per arsye te korrupsionit te cenimit te drejtesise te cenimit te mediave, per nje krize qe i ka rrenjet te votat e vjedhura”, u shpreh Rama.
Projektligji konsiderohet nga bashkiaket socialiste si sulm i qeverise ne prag te zgjedhjeve vendore 2011 dhe ata kerkojne qe ai te terhiqet nga kuvendi, pasi ne rast te kundert protestat e bashkive do te pershkallezohen ne te gjithe vendin
Top Channel