Alistafaj, Deshmor i Atdheut

11/11/2010 16:40

Qindra kolegë, të aferm dhe miq, i kanë dhënë lamtumirën e fundit oficerit të policisë Pajtim Alistafa qe u vra gjate mbremjes se te merkures ne autostraden Tirane-Durres.

29-vjecari me nje karriere 5 vjecare, evidentohej me nje te ardhme drejtuese te shkelqyer ne polici. Gjate karrieres se tij te shkurter ishte drejtues i disa stacioneve policie dhe se fundi si drejtues grupi ne njesine task force per kontrollin e autostradave.

Ne homazhet e zhvilluara ne Shtepine Qendrore te Ushtrise moren pjese edhe drejtuesit me te larte te Policise se Shtetit si edhe ministri i Brendshem, Lulzim Basha.

Qeveria shqiptare i ka akordur nenkomisar Alistafajt titullin ‘Deshmor i Atdheut’. Alistafa humbi jeten gjate drejtimit te nje grupi te ngritur ne autostraden Tirane-Durres. Nje automjet me targa te huaja nuk i ndaloi policise duke e goditur per vdekje Alistafajn. Autori i ngjarjes se rende u arrestua.

Top Channel