Vlorë, grabitje e armatosur në një kazino

10/11/2010 21:00

Një grabitje me armë zjarri, për fat të mirë e mbyllur pa viktima, është verifikuar mbrëmjen e sotme në një kazino të qytetit të Vlorës.

Burime policore lokale njoftojnë se grabitësit ishin dy, njëri prej tyre u fut i armatosur në kazino, ndërsa tjetri e priti bashkëpunëtorin në makinë.

Sipas burimeve, grabitësit kanë arritur të marrin rreth 30 mijë lekë të reja dhe të largohen me veturën e tyre nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre, gjë që do të jetë e vështirë pasi grabitësit ishin të maskuar.

Pas një periudhe relativisht të qetë, qyteti jugor i Vlorës është tronditur së fundmi nga një sërë vrasjesh, mes të cilave ajo e një polici patrulle pak ditë më parë.

Top Channel