
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi në mjediset e Parlamentit një takim informues me të rinj nga Tirana pas vendimit për heqjen e vizave.
Duke e cilesuar kete si nje vendim historik dhe nje dimension të ri për rininë, zonja Topalli tha se udhetimi pa viza ne zonen Shengen per te rinjte shqiptare do te thote me shume liri dhe dinjitet.
Ne takimin me gjimnazistet e Tiranes, Zonja Topalli veçoi si shume te rendesishme mundesine qe levizja e lire i jep cdo te riu per te zgjedhur vendin europian ku ai do te doje te studioje.
Kryetarja e Kuvendit nxiti te rinjte te pajisen me pasaporta biometrike, pasi ai eshte i vetmi mjet qe mundeson levizjen pa viza ne zonen Shengen ne nje afat 90 ditor brenda 6 muajve. Zonja Topalli shprehu bindjen e thellë se jo vetem te rinjte, por te gjithe shqiptarët do te respektojne rregullat dhe do t’i pergjigjen me dinjitet besimit te treguar nga vendet europiane.
Top Channel