Tiranë-Durrës, përplaset për vdekje efektivi i policisë

10/11/2010 21:55

Një oficer policie humbi jetën ndërsa drejtonte një pikë kontrolli prej tetë policësh në autostradën Durrës-Tiranë.

Një automjet me targa të huaja nuk i ka ndaluar policisë, ndërkohë që e ka qëlluar oficerin Pajtim Alsafa 29 vjeç me BMË në e tij që udhëtonte me një shpejtësi që rezulton të ishte të paktën 100 km në orë.

Oficeri humbi jetën ndërsa iu drejtua Spitalit Ushtarak të Tiranës.

Policia sqaroi në lidhje me ngjarjen se policët ishin të vendosur në një ambient të ndriçuar pranë një pike karburanti në vendin e quajtur Qafë Kashar. Përgjegjësi i pikës së kontrollit, që gjeti dhe vdekjen kishte marrë masa për vendosjen e gjithë sinjalistikës së nevojshme.

“Rreth orës 19:30 një mjet ka ardhur me shpejtësi dhe pasi ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur (konikët) dhe tabelën “ndal policia”, ka goditur punonjësin e policisë N/Komisar Pajtim Alstafa, vjeç 29, me detyrë oficer në Njësinë për Kontrollin e Autostradave, i cili ishte dhe përgjegjës i kësaj pike kontrolli.  Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e policisë prezent në vendngjarje, duke bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe kapjen e shoqërimin në ambientet e policisë të autorit të kësaj ngjarje shtetasin, Agim Ramazan Hajdini, vjeç 33, banues në Burrel, i cili drejtonte automjetin tip BMË me targa Italiane, BY 470 MZ”, njoftoi në një konferencë për mediat zëdhënësja e policisë, Klejda Plangarica.

Policia tha se së bashku me autorin e kësaj ngjarje në ambientet e policisë është shoqëruar dhe pasagjeri që po udhëtonte me këtë mjet shtetasi Erind Katuci, vjeç 21, banues në Gurrë e Vogël Mat.

Agim Hajdini autori i ngjarjes së rëndë do të akuzohet për vrasjen e punonjësit të policisë.

Top Channel