TCH denoncon pasigurinë e ushqimeve

10/11/2010 19:10

Emisioni “Fiks Fare” vazhdon të denoncojë fakte të reja të cilat lidhen me sigurinë e ushqimeve dhe në mbrojtje të konsumatorit shqiptar.

Sot në mbrëmje, pas një investigimi disamujor, gazetarët e “Fiksit” do të tregojnë se cfarë ndodh me mjaltin, që nga shitja në rrugë e deri tek kalimi i paligjshëm në doganat tona.

Gjithashtu, mjalti i është nënshtruar edhe analizave për cilësinë e tij, të cilat janë kryer në një vend të Bashkimit Europian, nga ku tregohet qartë jo vetëm mashtrimi me produktin, por edhe falsifikimi i etiketimit.

Top Channel