
Kryeministri Sali Berisha u ka nisur një letër homologëve të tij europiane, ku përvec falenderimit për vendimin unanim për heqjen e vizave, angazhohet edhe se shqiptarët do t’i përgjigjen me dinjitet këtij vendimi duke respektuar rregullat për lëvizjen e lire. (UPDATE)
Per te arritur kete qellim, qeveria do te shperndaje ne cdo familje shqiptare nje broshure per informimin mbi liberalizimin e vizave, te cilin kryeministri Berisha, e cilesoi nje premtim te mbajtur te qeverise per te realizuar levizjen pa viza ne zonen shengen brenda vitit te pare te ketij mandati qeverises.
“Sado dhe cfaredo cmimi qe te nevojitej do te paguanim per te gjitha teknologjite, per te gjitha ligjet, per te gjitha standardet, ne menyre qe qytetaret tane te levizin te lire dhe ne dinjitet te plote ne mbare Europen. Reformat tona binden edhe me skeptiket qe per Shqiperine dhe shqiptaret ky eshte proces i merituar”, tha Berisha.
Ne pjesen e dyte te mbledhjes se qeverise, kryeministri Berisha u perqendrua tek opinioni i Komisionit Europian, i cili nuk i hapi Shqiperise driten jeshile per marrjen e statusit. Kreu i qeverise beri te ditur se kishte rene dakort me Komisionin Europian, qe pala shqiptare te beje oponencen per pjese te raportit, qe ajo mund t’i konsideroje te pasakta dhe brenda 5 javeve te coje ne Bruksel te argumentuar me detaje opinionin e qeverise per pasaktesi eventuale.
Persa i perket mungeses se dialogut politik, qe ishte ne themel te qendrimit te Brukselit per Shqiperine, kryeministri Berisha perseriti gatishmerine e tij per bashkepunim me opoziten, por, sic tha ai, pa bere asnje kompromis tjeter vec atij qe bazohet ne shtetin ligjor.
“Duke mbetur gjithnje te hapur per bashkepunim te plote me opoziten, ne menyren me te prere, ne do te bejme, ne cdo rast dhe ne cdo rrethane, qe ligji te qendroje mbi qeverine, qe ligji te qendroje mbi opoziten. Ne rast se qeveria shqiptare do te mund te imagjinoje ta shnderroje kushtetuten ne marreveshje partiake dhe vendimet e gjykatave ne neperkembje politike, sic kerkon zoti kryetar i Partise Socialiste, kjo nuk mund te ndodhe”, tha Berisha.
Top Channel