Rruga Shkodër-Hani Hotit, e bllokuar

10/11/2010 12:10

Rruga nacionale Shkodër-Hani Hotit vazhdon të jetë e bllokuar në vendin e quajtur Vukpalaj 5 kilometra larg pikës doganore me Malin e Zi.

Qindra trajlera, kamionë dhe automjete të rënda kanë ngelur në vend prej mbrëmjes së të martës kur ujërat e përrenjve u tejfrynë duke shkatërruar rrugën. Dy automjete te vogla jane perfshire nga ujërat dhe u rrembyen nga rrjedha, por nuk pati pasoja ne njerez. Drejtuesit e mjeteve shpetuan.

Problem mbetet situata per kamionet me targa te huaja te cile kalojne tranzit ne Shqiperi dhe qe aktualisht kane mbetur te bllokuar nderkohe edhe banoret e kesaj zone jane bllokuar. Ne vendgjarje ndodhen forca te shumta policie dhe drejtues te shtabit te emergjences por ende nuk eshte bere ndone zgjidhje.

Kjo eshte hera e dyte brenda tre javeve qe rruga nacionale Shkoder-Hani Hotit bllokohet per shkak te prurjeve te perrenjve. Nderkohe nje tjeter shqetësim eshte fryrja e perroit te thate qe kalon po poshte rruges nacionale Shkoder -Hani Hotit dhe qe rrezikon seriozisht permbytjet e fshatarve Flake dhe Kamice.

Top Channel