
Partia Socialiste bëri përgjegjëse qeverinë për atë që kreu i selisë rozë Edi Rama e quajti refuzim dramatik i statusit kandidat per Bashkimin Europian. (UPDATE)
Sipas liderit te opozites dokumenti i Komisionit Europian pasqyron besnikerisht dhe me realitet te plote problemet me mosfunksionimin e parlamentit, konsolidimin e fenomenit te pandeshkueshmerise, rritjen e korrupsionit e forcimin e krimit te organizuar, politizimin e administrates publike, problemet me lirine e medias dhe pronen private, te gjitha keto sipas kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama jane pergjegjesi e keqqeverisjes.
“Europa u hap krahet shqiptareve duke i mirëpritur si udhëtarë pa viza, dhe i mbyll derën Shqipërisë për shkak të qeverisë dhe keqqeverisjes. Te gjitha këto janë probleme të qeverisë dhe Berishës dhe nuk duhet të fshihen pas opozitës”, u shpreh Rama.
Kryetari i Partise Socialiste duke u mbeshtetur tek kritikat ne dokument ndaj kuvendit te Shqiperise, e cilesoi ate shembelltyren me te vertete te menyres se funksionimit te shumices aktuale.
“Ky eshtë një parlament i dalë nga votat e vjedhura dhe nuk e ka kulturën e votës. Ky është pushteti i arrogancës dhe buron nga deformimi i votës së qytetarëve”, tha Rama.
Lideri i opozites renditi edhe problemin e Gjykates Kushtetuese , por edhe tentativen sic tha ai per te kapur rob bashkite dhe komunat e drejtuara nga opozita. Zoti Rama i beri thirrja shumices te pranoje oferten me te fundit te opozites per t’i dhene fund krizes dhe te terhiqet ne keto tentative te saj.
“Jemi në përgatitje për të përshkallëzuar një protestë të panjohur më parë në emër të autonomisë vemndore dhe në emër të atyre komuniteteve që ne përfaqësojmë”, u shpreh Rama.
Top Channel