Mirel: Raporti i KE-së, zile për zgjim

10/11/2010 10:10

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Evropian, Pier Mirel, i cili ndodhet në vendin tonë.

Mirel i prezantoi kreut të vendit Raportin vjetor të Përparimit të KE-së lidhur me statusin e Shqipërisë si vend kandidat për integrim.

Mirel kërkoi që raporti të shërbejë si një zile për zgjim, ndërsa uroi Shqipërinë për liberalizimin e vizave.

Nga ana e tij, Topi theksoi se klasa politike dhe institucionet duhet të jenë të vetëdijshme për të punuar me seriozitet dhe përkushtim maksimal që të përballojnë me sukses këto sfida në dobi të zhvillimit dhe të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA