
Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër merr masa për të përballuar fluksin e lëvizjes në kuadër të liberalizimit të vizave.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Eduart Caka, ka theksuar se kjo drejtori disponon të gjitha kapacitetet si në burimet njerëzore, ashtu dhe në infrastrukturë, për të përballuar fluksin e lëvizjes së qytetarëve në drejtim të hapësirës Shengen.
Në këtë kuadër është hartuar një plan masash i detajuar, ku janë përcaktuar detyrat konkrete për çdo stacion të policisë kufitare në vartësi të kësaj drejtorie, qoftë për pikat e kalimit, por edhe për kufirin e gjelbër.
-Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, si pika më e madhe kufitare tokësore në vend, për të shmangur radhët e gjata si dhe eliminuar orët e pritjes, do të shtohen sportelet në dalje, ku do të funksionojnë 15 sportele në 24 orë, si dhe në rast se do ketë më shumë fluks, do ketë edhe 3 sportele të tjera shtesë.
-Po kështu, falë mjeteve logjistike moderne me të cilat policia kufitare është pajisur kohët e fundit, si skaneri për leximin në kohë reale të pasaportave biometrike, do të bëjë që përpunimi i dokumentacionit të bëhet shumë më shpejt, duke mos krijuar pengesa.
Top Channel