Gomez këshillon futbollistët gay

10/11/2010 12:40

Sulmuesi i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane, Mario Gomez, ka këshilluar futbollistët gay që të dalin hapur në mënyrë që të luajnë “të lirë në fushë”.

Në Gjermani kemi ministrin e jashtëm (Guido Westerwelle) dhe kryetarin e bashkisë së Berlinit (Klaus Wowereit) të cilët janë homoseksualë, kështu që edhe futbollistët që kanë këtë prirje duhet ta thonë”, shprehet Gomez.

Sipas tij, nëse futbollistët do të rrëfeheshin do të ishin “më të lirë” në fushën e lojës.

I vetmi futbollist që ka rrëfyer homoseksualitetin e tij në Gjermani deri më sot është Marcus Urban (sot 36-vjeçar), një lojtar i talentuar i cili luajti me Thuringen deri në fillim të viteve ’90, kur la futbollin pikërisht prej këtij fakti.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA