Bode: Buxheti synon uljen e borxhit publik

10/11/2010 10:35

Ministri i Financave prezantoi projektbuxhetin për vitin 2011 në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë.

Bode deklaroi se ky projektbuxhet synon uljen e borxhit publik me 0.4 perqind dhe nuk cënon politikën e rritjes së pagave dhe pensioneve.

Bode tha se të ardhurat parashikohen të rriten me 5.6 përqind dhe deficiti buxhetor pritet të jetë 3.5 përqind.

Deputetja socialiste në Komision, Mimi Kodheli deklaroi se mungon transparenca dhe koha e nevojshme për diskutimin e projektbuxhetit 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA