
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se mazhoranca mbetet e hapur për bashkëpunim me opozitën dhe garantoi se ligji do të mbetet mbi forcat politike.
Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri theksoi se nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi vec respektit të plotë të institucioneve.
“Nuk mund ta shndërrojmë kushtetutën në marrëveshje partiake. Nuk mund t’i nëpërkëmbim vendimet e gjykatave, sic kërkon kreu i PS-së”, tha Berisha.
Duke folur për vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave, Berisha theksoi se do t’i sigurojë gjithë homologët e zonës së Shengenit, se qytetarët shqiptarë do të respektojnë rregullat e përcaktuara.
Ndërsa për raportin e Komisionit për vitin 2010, Berisha siguroi se qeveria do ta shqyrtojë me seriozitet për të parë të gjithë problematikën që shtrohet.
Top Channel