Zgjerimi i BE-së, SHBA: E mbështesim

09/11/2010 20:40

Perspektiva e anëtarësimit në BE konsiderohet si një instrument i fuqishëm për progres në Ballkan, por Tom Countryman zëvendësndihmës sekretari i Shtetit për Evropën, i cili ishte në Tiranë vetëm pak kohë më parë, mendon se për vendet e rajonit nuk do të jetë kaq e thjeshtë sa për shtetet e Evropës Qëndrore që janë bërë tashmë anëtare.

SHBA-të tha zyrtari i lartë amerikan, e mbështesin qartë këtë prirje të BE-së për Ballkanin, jo vetëm si diçka që e do bëjë bllokun më të fortë dhe rajonin më të qëndrueshëm, por wshtw një faktor që do të kontribuojë në zhvillimin e shoqëror dhe ekonomik të secilit vend.

Megjithatë është shumë e rëndësishme që BE dhe Uashingtoni të hartojnë politika për t’i ndihmuar vendet ballkanike të realizojnë potencialin e tyre.

Ai që Countryman shikon si një problem të pakapërcyer të këtyre vendeve, është zgjetja e një politike të qendrës.

Korrupsioni dhe shteti ligjor mbetet po kështu një nga sfidat kryesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA