Vodafone merr 3G

09/11/2010 21:10

Komisioni i shqyrtimit të ofertave pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare jep për kompaninë “Vodafone Albania” pikët maksimale në klasifikim për tenderin e liçensës për 3G.

Sipas komisionit të shqyrtimit të ofertave, 2 kompanitë që morrën pjesë në tender kanë një afat kohor prej 5 ditësh duke filluar nga dita e sotme për të paraqitur ankesat pranë AKEP-it.

Një ditë më parë AKEP hapi tenderin për dhënien e liçencës të shërbimit 3G.

Vetëm 2 kompani morrën pjesë në këtë tender “Vodafone Albania” që ofroi 31.4 milionë euro për marrjen e kësaj liçence dhe “Eagle Mobile” oferta e të cilës ishte rreth 12.6 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA