Vizat, Malmstrom në Tiranë

09/11/2010 15:40

Vizat pritet që të sjellin shumë shpejt për një vizitë në Tiranë komisioneren Sesilia Malmstrom.

Pas marrjes se vendimit për liberalizim te vizave, Brukseli është ende i shqetesuar dhe dëshiron t’ua përcjellë vetë qytetareve shqiptarë friken për përsëritjen e problemeve të vitit të shkuar me Maqedoninë dhe Serbinë.

Interviste me zëdhënësin KE-së, Michelle Cercone

Top Channel: Komisionerja Malmstrom dhe nje perfaqesues i Presidences Belge, Ministri Watlet, do te vizitojne perseri rajonin.Perse?

Cercone: Idea kete radhe eshte qe te bisedohet me njerezit por edhe te festohet me ta. Eshte dhe nje mundesi e mire per Komisionin, dhe komisionerja Malmstrom pret me padurim, per te vendosur kontakte me njerezit e thjeshte. Ajo udheton shpesh e deshiron te kete kontakte jo vetem me qeveritare e politikane, cfare eshte normale, por dhe te takoje njerezit, sepse beson se mesazhi mbi vlerat europiane duhet te kaloje jo vetem permes nivelit me te larte apo kanaleve qeverises, por dhe duke takuar ne terren njerez te zakonshem te cilet do te perfitojne nga kjo liri europiane.

Top Channel:
A eshte fiksuar axhenda e komisioneres se kur do te jete ne Tirane apo Sarajeve?

Cercone: Per momentin eshte pak heret. Ne ende po shpresojme se kjo mund te ndodhe ne fund te javes se ardhshme, por per momentin i gjithe programi mbetet per t’u konfirmuar.

Top Channel: A ka ndonje vleresim Komisioni, per numrin maksimal te personave te pritshem qe mund te dalin nga Shqiperia menjehere pas dites se hyrjes ne fuqi te vendimit? A ka ndonje shifer te ciles i druheni?

Cercone : Ne nuk kemi frike. Liberalizimi i vizave eshte nje lajm i mire per qytetaret e Shqiperise e po keshtu dhe per reston e Bashkimit Europian.Ajo qe ne presim eshte qe kjo liri, dhe pergjegjesite qe i bashkangjiten kesaj lirie, do te kuptohen dhe do te menaxhohen ne menyre te duhur e korrekte nga qytetaret shqipetare.Ne kemi te gjitha arsyet te besojme se do ndodhe keshtu. Natyrisht eshte e qarte se ajo qe ndodhi gjate vales se pare te liberalizimit te vizave me Maline e Zi, Serbine e ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise, ne shenuam nje numer ne rritje te kerkesave per azil, kerkesa te pabaza keto, natyrisht ne ia dolem t’i menaxhojme flukset se bashku me autoritetet e ketyre vendeve, dhe si rezultat i ketyre perpjekjeve te bera ka nje tendence ne ulje te kerkesave.Pra nuk kemi frike, e mendojme se eshte e rendesishme per Shqiperine qe te perfshihet ne kete vale liberalizimi qe do te ndiqet ne rregull e ne respekt te plote te detyrimeve

Top Channel: A duhet qe nje qytetar te aplikoje per vize, apo liberalizimi ka efekt edhe per Qipro, Rumani e Bullgari?

Cercone:
Liberalizimi i vizave do te kete efekt per ne te gjitha vendet e BE-se, me perjashtim te Britanise e Irlandes dhe ne 3 vendet e asociuara te Shengenit, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra. Gjithashtu do te lejohet hyrja ne Rumani, Bullgari e Qipro.

Top Channel:
Ne rast se nje apo disa vende anëtare do te shqetesohen per fluks te lartë emigrantesh, Mekanizmi Monitorues,parashikon penalizimin e vendit shkaktar te rajonit apo mund te kete denime me shtrirje me te gjere ?

Cercone: Natyrisht qe liberalizimi iu eshte dhene vendeve ne menyre individuale, por ne kete faze eshte vertete e veshtire per Komisionin qe te jape detaje mbi dicka qe ne besojme se nuk do te na therrasin kurre ta praktikojme. Mnedoj se do te jemi ne gjendje qe te zgjidhim te gjitha problemet e mundshme. Mundesia qe paraqitetet ne ate deklarate qe paraqiti Komisioni, nuk flet per element te rinj, por eshte vec per te theksuar kuadrin ligjor qe aplikohet kur jepet liberalizimi i vizave. Nuk eshte asgje e vecante, asgje e re, jo kercenim, eshte thjesht ne pergjithesi kuadri ligjor, e ne nenvizuam faktin se ka nje nen ne traktatet europiane qe i referohet ne menyre specifike nje gjeje te tille.

Intervistoi ARTA TOZAJ

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA