Tragjedia, Topi ngushëllon familjet e viktimave

09/11/2010 10:55

Presidenti i Repiblikës Bamir Topi shprehu ngushëllimet dhe solideratitetin e tij me familjet e viktimave të aksidentit të një nate më parë në aksin rrugor Fier-Tepelenë, ku një autobus ra në greminë duke shkaktuar vdekjen e 9 personave.

“Në këto çaste tepër të vështira të gjendem shpirtërisht pranë jush duke ju shprehur solidaritetin njerëzor dhe gatishmërinë institucionale për të qenë plotësisht në mbështetje të nevojave tuaja më imediate”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kreut të vendit.

Presidenti Topi thekson se kjo ngjarje sjell hidhërim për cdo familje shqiptare, ndaj të gjithë bashkë ndajmë pikëllimin dhe shprehim lutjen që shpirti i viktimave të prehet në paqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA