Tragjedia, PS ngushëllon familjet e viktimave

09/11/2010 13:00

Partia Socialiste e Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave të aksidentit të një ditë më parë.

Përmes një njoftimi për shtyp selia rozë shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe hidhërimin më të thellë për aksidentin tragjik, ku humbën jetën 9 bashkëqytetarë shqiptarë.

“Kjo është një humbje që ka tronditur rëndë të gjithë shqiptarët. Mendjet dhe zemrat tona thuhet ne njoftim shkojnë për të gjithë familjarët e viktimave si dhe për të gjithë burrat, gratë e fëmijët që ende në këto çaste po luftojnë me jetën dhe plagët e shkaktuara nga kjo tragjedi e rëndë”, thuhet në njoftim.

Top Channel