Tragjedia, Policia: Shoferi humbi kontrollin

09/11/2010 11:55

Policia e Shtetit bëri të ditur se nga hetimet e deritanishme për aksidentin e ndodhur në aksin Fier-Tepelenë, ku një autobus i linjës Tiranë-Athinë përfundoi në greminë duke shkaktuar 9 të vdekur dhe 41 të plagosur, rezulton se shkak ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit nga shoferi grek.

“Nga hetimet paraprake të grupit të specialistëve të ngritur për hetimin e kësaj ngjarje është konkluduar se shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga policia.

Nga kontrolli teknik i kryer në autobus pas aksidentit u pa sistemi i drejtimit ishte në gjendje të rregullt,matësi i shpejtësisë ka rezultuar funksional dhe shpejtësia e lëvizjes së automjetit në momentin e ndodhjes së aksidentit ka qenë rreth 60 km orë dhe sistemi i frenimit i rregullt.

Nga analizat e bëra drejtuesit të autobusit, Tomas Tsogas,i cili është mes të plagosurve, në gjendje shoku, rezulton se ai nuk kishte konsumuar alkool.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA