Tragjedia në Fratar, Krasniqi ngushëllon Topin

09/11/2010 20:55

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi i dërgoi një telegram ngushëllimi presidentit Bamir Topi pas aksidentit tragjik të së hënës.

Duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, Krasniqi e cilëson këtë ngjarje jashtëzakonisht të rëndë që ka prekur të gjithë qytetarët e Kosovës.

Edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një telegrami ngushëllimi, shprehu dhimbjen për humbjen e jetëve njerëzore.

“Qeveria dhe populli i Kosovës – thuhet në mesazh – edhe në këto momente të vështira qëndrojnë pranë jush, për të ndarë këtë dhimbje të madhe”.

Telegrame ngushëllimi kanë dërguar edhe zyrtarë të tjerë të partive politike si Isa Mustafa e Bexhet Pacolli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA