
Përkeqësohet edhe më tej bilanci i viktimave të aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në afërsi të fshatit Ziaj në komunën Fratër të Ballshit.
Një tjetër shtetas që kishte mbetur i plagosur rëndë nga rënia e autobusit me 49 pasagjerë në një distancë prej rreth 100 metrash ka humbur jetën duke e çuar numrin e personave të vdekur si pasojë e kësaj tragjedie në 9.
Policia njoftoi se janë identifikuar 8 nga 9 viktimat e deritanshime që janë: Dhurata Halilaj 45 vjeç dhe Afërdita Basha 40 vjeç që të dyja nga Laçi, Nikollë Nina 75 vjeç nga Durrësi, Fredi Guma 45 vjeç, Manushaqe Bali 33 vjeç dhe Dallëndyshe Shuli, të gjithë nga Lushnja, Refotaq Bashllari nga Tirana dhe Marjola Guma 13 vjeç nga Fieri.
Ndërkohë në morgun e spitalit të Fierit ndodhet trupi i pajetë i viktimës së nëntë, ndërsa në spitalin e Janinës janë shoqëruar Eduard Prençi 29 vjeç nga Lushnja dhe Vangjel Petro 61 vjeç nga Gjirokastra.
Top Channel