Tragjedia, Brace: Dështim i Berishës me Levan-Tepelenë

09/11/2010 16:05

Aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë që u ka marrë jetën nëntë personave dhe plagosi 41 të tjerë ka rikthyer debatet për politikën e investime në infrastrukturë. Opozita akuzon se qeveria i përdor paratë e buxhetit për qëllime elektorale.

“Berisha po ben investimet publike që po orientohen drejt rrugëve të fshatrave pasi aty investimet, sipas mendjes se kryeministrit, përkthehen më shpejt në vota ndërkohë që akset nacionale janë në gjendje të mjerueshme”, tha Brace.

Brace kujton rastin e aksit Levan –Tepelenë, marrëveshja për të cilin është nënshkruar nga qeverisja socialiste që në vitin 2005, për të faktuar, sipas tij dështimin me investimet në rrugë.
 
“Per dy vite e gjysme, Berisha dhe maxhoranca e bllokuan kete pakt financimi ne kuvendin, deri ne diten kur BERZH dhe BEI vune kusht qe pas zbatimit te ketij projekti, do te niseshin projektet e tjera”, tha Brace.

Vonesat kanë bërë që ky aks, i cili është edhe korridori kryesor që lidh Shqipërinë me jugun të mbetet në gjendje të mjerueshme ashtu si segmenti tjetër, Levan-Vlorë. Kjo për opozitën është pasojë e një politike që shfaq dy anë të errëta

“Në rast se Sali Berisha jugun e ka diskriminuar nga pikepamja e investimeve, veriun e ka vjedhur. Sërish në buxhet për rrugën Rreshen kalimash jane planifikuar te investohen edhe 100 milionë dollarë të tjera”, tha Brace.

Top Channel