Tragjedia, Berisha: Ndërpresim aktivitetet festive

09/11/2010 10:10

Kryeministri Sali Berisha shprehu në emër të qeverisë hidhërimin për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar me autobusin e linjës Tiranë-Athinë, pranë komunës Fratar, ku 9 persona humbën jetën.

Në një prononcim të shkurtër për shtyp, shefi i qeverisë njoftoi ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve festive të parashikuara për sot dhe nesër, me rastin e liberalizimit të vizave, në shenjë solidariteti dhe nderimi për viktimat e tragjedisë.

Berisha njoftoi se qeveria do të mbulojë shpenzimet e varrimit për 9 viktimat.

Po ashtu shefi i qeverisë theksoi se koncerti festiv i parashikuar për pasditen e sotme, do të zhvillohet ditën e premte.

Top Channel