Statusi, Tahiri: Dështim i qeverisë

09/11/2010 20:20

Deputeti socialist Sajmir Tahiri në një intervistë për Top Channel ka deklaruar se vendimi negativ për statusin e kandidatit nga KE, është një dështim i madh për qeverinë dhe kryeministrin Sali Berisha.

Ai theksoi se opozita ka bërë gjithçka për zgjidhjen e krizës politike në vend, e cila kalon përmes transparencës së zgjedhjeve.

“Është dështimi i madh i qeverisë dhe fajtor për këtë është Sali Berisha. Vendi duhet t’i nënshtrohet zgjedhjeve të parakohshme”, tha Tahiri.

“PS ka bërë gjithçka është në dorën e saj për zgjidhjen e krizës. Në jemi për zgjidhjen e cila kalon nëpërmjet transparencës së zgjedhjeve. Ne kemi kërkuar zgjidhjen e tyre të menjëhershme edhe në parlament. Presim menjëherë zgjidhjen e krizës dhe njeriu i vetëm që duhet të bëjë këtë zgjidhje mbetet Sali Berisha”, theksoi Tahiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA