Statusi, sot opinioni i KE

09/11/2010 15:35

Një dite pas vendimit për liberalizimin e vizave, sot Shqiperia merr në Bruksel opinionin për statusin e vendit kandidat.

Raporti paraprak konfidencial i Komisionit eshte transmetuar te enjten e kaluar ne Top Channel, nderkohe qe sot atij raporti do t’i bashkangjitet edhe konkluzioni perfundimtar.

Burime diplomatike thonë se në rekomandim theksohet se për Shqipërinë negociatat do të hapen kur të përmbushen kushtet. Në një analizë pritet të paraqitet situata se si ka ecur vendi dhe cfarë është bërë në kuadër të përmbushjes së kritereve kryesore të Kopenhagenit.

Priten po ashtu kritika për mënyrën e funksionimit të parlamentit, të ngërcit politik që po pengon reformat, priten kritika për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa shqetësim do të ketë për situatën e pazgjidhur të gjyqësorit ku kërkohet një reformë gjithëpërfshirëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA