Shijak, ekzekutohen babë e bir

09/11/2010 22:40

Babe e bir u vranë sot në mbrëmje me armë, 30 metra larg banesës së tyre, në vendin e quajtur “Katër rrugët e Shijakut”.

Rifat dhe Izmir Sula, përkatësisht 55 dhe 24 vjeç po ktheheshin në shtëpi, kur janë qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar nga policia.

Forca të shumta policore shkuan në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur krehjen e krejt zonës, ndërkohë që janë ngritur postoblloqe në të gjitha akset rrugore që lidhin “4 Rrugët” me Shijakun, Durrësin e Tiranën.

Ekzekutorët janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira.

Babë e bir janë dërguar me shpejtësi në spitalin e Durrësit, po megjithë ndërhyrjen mjekësore nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se gjithçka ndodhi në aksin rrugor që lidh “Katër Rrugët e Shijakut” me qytetin e Shijakut, 100 metra larg kryqëzimit, në afërsi të shtëpisë së familjes Sula.

Hetimet për vrasjen e dyfishtë që goditi familjen Sula janë përqendruar në konflikte të mundshme të dy viktimave, ndërkohe që paraprakisht nuk raportohet që ata të kenë qenë persona problematikë, të njohur si kontigjent për policinë lok

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA