Kurbin, përmbyten qindra hektarë tokë

09/11/2010 08:50

Shirat kanë shkaktuar përmbytje në Kurbin duke lënë nën ujë qindra hektarë tokë.

Sipas informacioneve të fundit aksi rrugor Mamurras-Lac kalohet me vështirësi për shkak të vërshimit të ujit në rrugë.

Nga moti i keq i orëve të fundit në Fushë-Mamurras ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.

Top Channel