Hapen portat e HEC-it

09/11/2010 21:00

Reshjet e shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelet e ujrave në kaskadat e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Për të mos lejuar që niveli të arrijë në pikat kritike për digat, në Hidrocentralin e Komanit dhe të Vaut të Dejeë janë bërë shkarkime të kontrolluara të cilat për momentin nuk kanë pasur rrezik përmbytje në zonën e nënshkodrës.

Konkretisht shkakime janë bërë nga Komani me 600 metër kubë për sekondë dhe nga Vau i Dejës me 540 metër kubë për sekondë, ndërsa Fierza ende nuk e ka të nevojshme të bëjë shkarkime.

Situata me problematike ka qenë në hidrocentralin e Komanit ku niveli i ujit në digë ka arritur vetëm gjysmë metri larg nivelit maksimal të lejuar të digës.

Prurjet gjatë 24 orëve të fundit në tre Hidrocentralet mbi Lumin Drin kanë qenë 2600 m3/s, ndërsa prodhimi i energjisë ka arritur në 21 milionë kw/orë dhe aktualisht është duke u eksportuar energji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA