Fier, një prej të plagosurve, rëndë

09/11/2010 15:25

Në spitalin rajonal të Fierit ndodhen 20 të aksidentuar, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesit e spitalit thonë se pacientët po mbahen nën kontroll të plotë, ndërkohë që apeli për gjak vazhdon, edhe pse aktualisht rezervat janë mëse të mjaftueshmë.

Pritet që natën e sotme të qëndrojnë në spital vetëm 11 të lënduar, ndërsa pjesa tjetër ka kërkuar që të largohet drejt Greqisë. Problem mbetet mungesa e dokumentacionit, që u ka humbur në vendin e aksidentit.

Shoferi grek, i cili deri më tani rezulton shkaktari i tragjedisë, ndodhet në një dhomë të vecuar në praninë e forcave të policisë. Pritet që pasi gjendja e tij të përmirësohet, të shoqërohet në dhomat e paraburgimit.

Të lënduarit deri në orën 15:00 janë vizituar nga autoritetet lokale dhe deputetë socialistë të qarkut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA