Fier, gjendja e të plagosurve nën kontroll
09/11/2010 09:10
Autoritetet shëndetësore të spitalit të Fierit thonë se gjendja e 28 të plagosurve që po trajtohen aty është nën kontroll.
Ndërkohë familjarët kanë marrë trupat e 9 viktimave. Autoritetet policore zbardhen edhe identitetin e viktimes se 9-te, Karafil File, 35 vjec.
Drejtuesi grek i autobusit të linjës Tiranë-Athinë do të ndalohet sepse mendohet se ka shkelur normat e qarkullimit rrugor. Gjithësesi, i ndodhur mes të plagosurve ai është në gjendje shoku, ndaj masa e ndalimit nuk i është komunikuar ende.
Top Channel