Fier, gjendja e të plagosurve e mirë

09/11/2010 12:30

Në spitalin rajonal të Fierit përvec të plagosurve ndodhet edhe drejtuesi mjetit, shtetasi grek i cili edhe ai ka pësuar dëmtime.

Sipas informacioneve të fundit, shoferit i është komunikuar masa e ndalimit dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar nga forca policore.

Drejtoresha e spitalit të Fierit thotë se të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme, nuk ka mungesa për gjak, medikamente apo shtretër.

Ndërkohë spital kanë dhuruar gjak qytetarë, si dhe deputetë të qarkut të Fierit.

Në spital gjatë ditës së sotme do të qëndrojnë vetëm 11 të lënduar, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë udhëtimin për në Greqi, ku do të marrë edhe kujdesin e mjekëve atje. Shqetësim mbetet humbja e dokumentave të tyre në vendin e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA