Dy prej të plagosurve në spitalin e Janinës
09/11/2010 00:35
Dy prej të plagosurve të aksidentit të rëndë të ndodhur në afërsi të qytetit të Ballshit u transportuan për në Spitalin e Janinës për të marrë një trajtim mjekësor më të specializuar.
Personat që u transportuan për në spitalin grek janë, Eduard Prençi dhe Vangjel Petro, që të dy në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmi njoftohet nga burimet spitalore shqiptare. Ndërkohë që për lehtësi dogana e Kakavijës ka hapur traun për të plagosurit.
Ndërkohë policia e shteti njoftoi se numri u personave të plagosur dhe që ndodhen në gjendje të rëndë është 5, ndërsa 36 të tjerë ndodhen me plagë të lehta dhe jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel