Durrës-Kukës, edhe 100 milionë dollarë

09/11/2010 16:20

Financimi i rrugës Durrës-Kukës duket si një biznes që nuk mbaron kurrë. Edhe pse është përurar disa herë tashmë rruga do të vazhdojë të thithë sërish para nga buxheti edhe për vitin e ardhshëm.

Gati 100 milionë dollarë të tjera do të japë sërish qeveria për segmentin Rrëshen-Kalimash. Kjo shifër është sa 40 për qind e të gjitha investimeve në infrastrukturë me financime të brendshme, që qeveria ka parashikuar për vitin e ardhshëm.

Bashkë me këto fonde fatura e segmentit në total sipas shifrave zyrtare arrin në 1 miliardë e 80 milionë dollarë  ose 17.7 milionë dollarë për një kilometër rrugë.

Top Channel