Autobusi bie në greminë, 9 të vdekur

09/11/2010 08:50

Ka përfunduar në mënyre tragjike, për pjesen më te madhe te pasagjereve te nje autobusi, udhetimi nga Shqipëria në drejtim të Greqise, ku ata jetonin dhe punonin. (UPDATE)

Autobusi i linjes Tirane- Athine, prone e nje agjencie greke udhetimi, ka dale nga rruga, ne komunen Fratar ne aksin rrugor Ballsh-Tepelene, duke perfunduar te pakten 100 metra ne nje rrepire, duke u rrokullisur disa here. Ngjarja ndodhi pak pas ores 20, kur ne menyre krejt te papritur autobusi ka dale nga rruga duke u permbysur, duke shkaktuar nje tragjedi te rende. Ne oren 24.00 ne vendin e ngjarjes kishte perfunduar operacioni i shpetimit.

Emrat e viktimave

Fredi Guma, vjeç 45, nga Frakull i Vogël, Lushnjë
Manushaqe Bali, vjeç 33, nga Lushnja
Refotaq Bashllari, nga Tirana
Dhurata Halilaj, vjeç 45, nga Laçi
Marjola Guma, vjeç 13, nga Fieri
Nikollë Nina, vjeç 75, nga Durrësi
Dallëndyshe Shuli, nga Lushnja
Aferdita Basha vjeç 40, nga Laçi
Karafil File, vjec 35, nga Berati

Bilanci i tragjedisë është 9 të vdekur, 41 të plagosur, pesë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Menjehere drejt vendit te ngjarjes jane nisur autoambulanca te shumta nga Fieri, Ballshi, Tepelena dhe Gjirokastra, si dhe forca policia nga Fieri e Gjirokstra, forca speciale, deri edhe nga Tirana si dhe forca te zjarrfikeses, te cilat jane bere pjese e nje operacioni te gjere shpetimi. Ne ndihme te policise kane shkuar madje edhe banore te fshatit.

Situata ne vendin e ngjarjes ka qene me shume se tragjike. Gjate rrokullisjes, disa prej pasagjereve kishin dale nga dritaret e thyera te autobusit dhe mes tyre kishte edhe trupa te pajete, ndersa shume te tjere te plagosur kerkonin ndihme.

Permes nje terreni te renduar nga erresira dhe shiu qe kishte rene gjate gjithe dites, operacioni ka qene i veshtire por ka perfunduar pak para ores 24:00, kur eshte terhequr edhe autobusi nga gremine.

Ndersa ne vendin e ngjarjes dhjetëra forca policie ishin angazhuar per nxjerrjen e njerezve nga autobusi i permbysur, autoambulanca te nisura nga disa qytete te vendit u angazhuan ne transportin e te plagosurve drejt spitaleve.

Pjesa me e madhe e tyre u percollen per ne spitalin e Fierit, ndersa nje pjese ne spitalin e Tepelenes dhe ate te Gjirokastres, ndersa dy u transportuan per ne Spitalin Ushtarak ne Tiranes, mes tyre edhe shoferi i autobusit, nje shtetas grek ky. Rreth mesnates nje i plagosur u nis drejt spitalit te janines.  

Ne vendin e ngjarjes ishte edhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili, i cili me heret kishte urdheruar venien ne gjendje gatishmerie te spitaleve te Fierit, Tepelenes, Ballshit, Gjirokastres, e madje edhe spitalit te Vlores dhe Durresit.

Sikurse u konfirmua edhe zyrtarisht, jane nente te vdekurit e kesaj tragjedie, por nese gjendja e te plagosurve rende do te perkeqesohet, atehere bilanci edhe mund te rendohet.

Nderkohe qe ne Fier, autoritetet e shendetesise bene apel per dhurim gjaku per shkak te nevojes qe kishte spitali per t’u ardhur ne ndihme te plagosurve.

Ne Spitalin Ushtarak kane mberritur 2 paciente per t’u trajtuar, ne spitalin e Gjirokastres kane mbetur 6 paciente pasi 4 persona pasi moren mjekimet kane dale, nje i plagosur ndodhet ne nje spital privat. Pjesa me e madhe ndodhen ne spitalin rajonal te Fierit, gjithsej 17, nderkohe dy persona ne gjendje me te rende jane derguar ne spitalin e Janines.

E ndersa beteja tashme eshte zhvendosur ne sallat e spitaleve ku mjeket po luftojne per t’u shpetuar jeten te plagosurve, pyetjet e shumta ngrihen mbi shkaqet e aksidentit.

 

Top Channel