Aksidenti tragjik, ende të panjohura shkaqet

09/11/2010 02:15

Burimet policore përjashtuan mundësinë që shoferi të ketë qenë i dehur në momentin kur ka ndodhur aksidenti tragjik që u mori jetën 9 personavë në Ziaj të Ballshit.

Sipas policisë, pas analizave mjekësore të kryera ndaj shoferit grek që ndodhet i shtruar në spital në gjendje të qendrueshme shëndetësore, treguan se ai nuk kishte konsumuar alkool.

Ndërkohë ekspertët e policisë nga vendngjarja u shprehen se dyshimet e tyre më të mëdha mbeten tek humbja e vëmendjes së drejtuesit të automjetit, lagështia e terrenit dhe shpejtësia e madhe, kjo e fundit e konfirmuar edhe nga disa pasagjerë të mbetur të plagosur lehtë.

Tjetër hipotezë është ajo që vjen nga mediat greke të cilat duke cituar agjensinë e udhëtimeve që zotëronte autobusin, shprehen se aksidenti ka ardhur si pasojë e plasjes së një gome.

Top Channel