Aksidenti, “gabim njerëzor”

09/11/2010 12:10

Udhëtimi rutinë i autobusit të linjës Tiranë-Athinë ka përfunduar ne nje tragjedi. Autobusi ka dale nga rruga rreth ores 19:45 minuta të së hënës. Pasi ka dale nga rruga mjeti ka devijuar për pothuajse gjashte metra duke perfunduar ne humneren rreth 100 metra poshte aksit nacional Ballsh- Tepelene.

Pervoja 10-vjecare si drejtues mjeti per linjen e udhetimit Shqiperi-Greqi nuk e ka ndihmuar aspak Thomas Togas t’i conte udhetaret ne destinacionin per ku ishin nisur. Ne fshatin Ziaj, i komunes Fratar, mjeti ka devijuar befas duke dale jashte rruge e duke ju marre jeten deri me tani nente personave dhe plagosur te gjithe pasagjeret e tjere ne total 41 personas te lenduar mes te cileve edhe nga ata qe po luftojne per jeten.

Per shkak te disa rrotullimeve ne rrëpire autobusi eshte gjetur i kthyer permbys, dhe per policine vendngjarje ishte nje nder me te dhimbshmet krahasuar edhe me aksidente te tjera tragjike. Ekspertet thane se shume persona kishin dale nga dritaret e mjetit gjate rrezimit te tij, disa te plagosur e te tjere kishin mbetur te bllokuar ne automjet. Deri me tani konfirmohet per Top Channel se drejtuesi i mjetit ka qene pa ndihmesin e vet, i cili ne raste te udhetimeve te gjata zevendeson here pas here shoferin e mjetit. Shefi i Policise Rrugore te Fierit, Artan Osmani foli nga vendngjarja duke hedhur i pari edhe pisten kryesore te ketij aksidenti tragjik, qe eshte ai i gabimit njerezor

Policia hedh poshte faktin se shoferi nga Janina mund te kishte konsumuar alkool, nderkohe qe edhe ekspertet ne vendngjarje te cilet kane nisur verfikimet i qendrojne pistes se pakujdesise per nje moment te Thomas Tsogas, aq me teper qe ai ka qene me mbi shpejtesi ne nje terren te veshtire dhe te rreshqitshem per shkak te rreshjeve te shiut. Drejtuesi i mjetit i cili mbeti po ashtu i plagosur eshte arrestuar ne oret e para te mengjesit, per akuzen e rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje vdekjen e nente personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA