
Aksidenti automobilistik që ndodhi mbrëmjen e të hënës në afërsi të Ballshit ka vënë në alarm edhe autoritetet greke.
Ministri i Jashtëm grek Dhimitris Drutzas, i ka telefonuar homologut të tij shqiptar Edmond Haxhinasto.
Mësohet se zoti Drutzas i ka shprehur kolegut të tij shqiptar, ngushëllimet e qeverisë greke për viktimat e këtij aksidenti tragjik.
”Në këto momente të vështira që po kalojnë viktimat e këtij aksidenti, Greqia ngushëllon familjet e viktimave dhe qeverinë shqiptare”, mësohet të ketë deklaruar, Drutzas.
Më tej, Ministri i Jashtëm grek, ka njoftuar vënien në gatishmëri të plotë të sistemit shëndetësor grek, për të pritur të aksidentuarit, ndërsa mjekë të spitalit të Janinës, janë vënë në gatishmëri për të ndihmuar të plagosurit.
Zoti Drutzas tha se nëse është e nevojshme, qeveria greke është e gatshme të dërgojë avion të posaçëm për transportimin e të plagosurve rëndë në spitalet greke.
Top Channel