Vizat, Frattini uron Shqipërinë

08/11/2010 19:30

Vendimi i Bashkimit Europian për heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen, me qëllim inkurajimin e reformave demokratike në dy shtetet ballkanike, është përshëndetur me mjaft entuziazëm nga ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini.

Frattini, një prej mbështetësve më të zjarrtë të lehtësimit të këtij regjimi, e përshkroi këtë hap të Brukselit si një lajm shumë të mirë për Tiranën.

“Dua të përgëzoj qeverinë dhe popullin shqiptar e atë boshnjak. Ky vendim është shpërblimi i duhur për angazhimin dhe vendosmërinë me të cilat të dy vendet kanë punuar për arritjen e këtij objektivi strategjik”, ka deklaruar shefi i diplomacisë italiane.

“Dëshiroj t’iu uroj qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnjes mirëseardhjen në Europën e lëvizjes së lirë”, ka shtuar ai.

Top Channel