Tiranë, të plagosurit e Ballshit në Spitalin Ushtarak
08/11/2010 23:55
Mbërrijnë në Spitalin Ushtarak të Tiranës të plagosurit e parë të aksidentit të rëndë rrugor të Ballshit.
Sipas informacioneve e plagosura Sadije Boçiu ka mbërritur në Spitalin Ushtarak për një trajtim mjekësor më të specializuar, ndërkohë që edhe mjekët në këtë spital ndodhen në gjendje gatishmërie për të pritur të plagosur të tjerë që mund të adresohen për trajtim mjekësor.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili i cili pas aksidentit udhëtoi për në vendngjarje, deklaroi se operacioni i shpëtimit përfundoi.
Top Channel