Heqja e vizave, Krasniqi uron Topin

08/11/2010 18:50

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka uruar sot presidentin shqiptar Bamir Topi, me rastin e miratimit të vendimit për heqjen e regjimit të vizave nga vendet e BE.

“Shpreh bindjen e thellë për suksesin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, është shprehur Krasniqi.

Ai e ka siguruar presidentin Topi se Kosova do të angazhohet edhe më tej për thellimin e marrëdhënieve “vëllazërore” mes dy vendeve.

Top Channel