
Përkeqësohet bilanci i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në fshatin Ziaj të komunës Fratër në Ballsh ku një autobus i linjës Tiranë-Athinë me 49 pasagjerë, ra nga një lartësi prej 100 metrash.
Autoritetet policore njoftojnë se numri i viktimave ka arritur në 8 pasi 2 prej personave të shoqëruar në gjendje të rëndë shëndetësore për në spital kanë humbur jetën. Gjithashtu në morgun e spitalit të Fierit ka mbërritur trupi i pajetë i Arben çukos, njëri ndër 8 viktimat e konfirmuara deri më tani nga ana e policisë.
Ndërkohë nga vendngjarja ka përfunduar operacioni i shpëtimit, ndërsa grupi hetimor vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas disa të plagosurve në momentin e aksidentit shoferi ka qenë duke folur në telefon.
Top Channel