
Edhe pse ende nuk është miratuar, ekspertët i kërkojnë qeverisë të ndryshojë draftin ligjit për Gjykatën Administrative, pasi ashtu sic është ai nuk e zgjidh ngërcin e vonesave në gjykimet e konflikteve tregtare.
“Nëse do të lëmë pa ndryshuar ligjin për Gjykatën e Lartë, atëherë parimi i shpejtësisë gjykimit, do të ngelet i pazbatuar përsa kohë që një cëshjtje në shkallë të parë përfundon për një muaj, në apel përfundon për dy muaj dhe një cështje në Gjykatën e Lartë shkon 3 vite”, thotë Sokol Sadushi, nga Gjykata Kushtetuese.
Edhe biznesi ka vërejtjet e tij, për draftin, të cilin politika po e mban pezull prej vitesh, dhe që ka pak gjasa të votohet shpejt. Por Gjergj Buxhuku thotë se edhe me këto probleme teknike sërish do ishte më mirë që ligji të miratohej, pasi aktualisht bizneset janë të pambrojtura ndaj qeverisë që i ka dhënë vetes kompetenca të gjyqësorit.
”Eshte rasti i Ligjit të Gjobave që praktikisht e kthente ekzekutivin në polic dhe njëkohësisht edhe në gjykatës”, tha administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku.
Por kostot e mungesës së gjykatave nuk prekin vetëm biznesin. Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati thotë se Gjykatat Administrative kanë bllokuar luftën kundër monopoleve.
“Sa me shpejt te vendoset e drejta dhe te perfundoje ky proces aq me te efektshem do te jete edhe nderhyrja e autouritetit të konkurencës në treg”, tha Lati.
Shqipëria e humbi shansin për të përfituar 16 milionë dollarë financime nga qeveria amerikane, pasi politika nuk arriti të gjejë konsensusin për miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative, që kërkon shumicë të cilësuar.
Top Channel