“Tenderi i policisë”, shtyhet procesi

05/11/2010 14:45

Ka nisur me shtyrje procesi ndaj tre ish zyrtarëve dhe tre biznesmenëve që janë nën akuzë për tenderin e policisë shqiptare, i cili sipas qëndrimit të task force në prokurori përfshinte afera deri ne 170 milionë lekë.

Në Gjykaten Penale të Tiranës ishin të pranishëm Redi Popesku ish-specialist ne Ministrinë e Integrimit, biznesmenet Ilir Sulo, Agush Sadiku, Artan Berberi ndersa perfaqesohej nga avokati i tij ish drejtori i pergjithshem i Prokurimeve ne Ministrine e Brendshme, Bujar Murati.

Duke qene se nen akuze pervec tyre jane edhe kater firmat “Euro 2000”, shoqeria “Sadiku”, shoqeria “Gjergjefi” dhe shoqeria “Bashllari” dhe per to duhej paraqitur prokurore perfaqesimi para gjykates, gjyqi u shty pas dy javesh. Ish-zyrtaret dhe biznesmenet akuzohen per korrupsion pas nje operacioni te bujshem qe u zhvillua nje vit me pare.

Ata fillimisht u prangosen per dyshimet e aferave mes ish zyrtareve te larte dhe biznesmeneve per perzgjedhjen e firmave qe do merreshin me uniformen e policise e duke shmangur keshtu firmat e tjera konkurruese. Ne dosjen e akuzave prokuroria mbeshtetet tek pergjimet telefonike ndaj te pandehurve, megjithese keto pergjime jane rrezuar pak kohe me pare nga Gjykata e Larte si te pavlefshme pasi jane kryer sipas kolegjit ne shkelje te procedurave persa i perket afateve ligjore.

Thene ndryshe sapo procesi gjyqesor te nise, prokurori do te ndodhet ne pozite te veshtire per t’u mbrojtur akuzat e tij para gjykates.

Top Channel