Delegacioni i PE i zhgenjyer

05/11/2010 13:25

Delegacioni i Parlamentit Evropian, i cili ishte i pranishëm në takimin e Komitetit për Stabilizim Asociimin, propozoi ngritjen e komisionit hetimor me shumicë nga opozita.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit, europarlamentarët u dukën të zhgënjyer sepse gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë nuk panë zgjidhje të situatës në vend.

Këtë e konfirmoi kreu i delegacionit, Eduard Kukan, i cili deklaroi duhej arritur një konsenus, por realisht nuk u miratua asgjë.

Në punimet e sotme komiteti votoi për propozimin e eurodeputetes Doris Pack, sipas të cilës palët duhet të tregojnë vullnet, të ulen në bisedime dhe të ndryshojnë nenin 178 pika 6 që parashikon djegien e fletëve të votimit. Por ky propozim mori numër të barabartë votash pro dhe kundër, ndaj nuk u miratua.

Top Channel